Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANGLI

Allardyce jep dorëheqje

Allardyce jep dorëheqje


27 September, 2016 @23:11

Vetëm 67 ditë pas emërimit si trajner i Kombëtares Angleze, Sam Allardyce është larguar nga ky post.

Pas disa hulumtive të bëra, është kuptuar që Sam Allardyce ka qenë i përfshirë në biseda me disa gazetarë që shtireshin si investitorë aziatikë të interesuar për tregun e futbollistëve në Angli dhe në përgjime kuptohet që ‘Big Sam’ kishte këshilla për ta, e në fakt kjo është e jashtëligjshme.

Federata Angleze nuk e pranoi një sjellje të tillë dhe Allardyce dha dorëheqje. Në 67 ditët e tij si trajner, ai drejtoi vetëm një ndeshje zyrtare, fitoren ndaj Sllovakisë.

Deri në emërimin e trajnerit të ardhshëm, Anglia do të drejtohet nga Gareth Southgate, aktualisht trajner i skuadrës U21.


 
Të gjitha lajmet nga