Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STAR OF THE GAMEWEEK XXXV

Altin Merlaku (KF Dukagjini), Ylli i javës (35)

Foto: FFK

Altin Merlaku (KF Dukagjini), Ylli i javës (35)


Teksti: FFK

16 May, 2022 @15:24

Epiteti i “Ylli i Javës” në xhiron e 35-të në BKT Superligë i ka takuar futbollistit të KF Dukagjini (Klinë), Altin Merlaku. Kapiteni i Dukagjinit pati një tjetër paraqitje të shkëlqyeshme në këtë edicion, duke qenë më i merituari për fitoren kundër Llapit, me rezultat 3:2.

Merlaku realizoi “Hat-Trick” në këtë takim, duke ia siguruar tri pikë shumë të vlefshmenë skuadrës së Armend Dallkut në luftën për t’i ikur barazhit. Merlaku shënoi në minutat 25′, 52′ dhe 56′, derisa u shqua me lojë kreative gjatë tërë ndeshjes.

Kjo është hera e dytë në këtë edicion që Merlaku e fiton këtë çmim, pasi edhe në javën e 30-të ishte shpallur më i miri.

Një javë para përfundimit të kampionatit, Dukagjini ndodhet në pozitën e 5-të me 49 pikë, dy më shumë se Malisheva, e cila ndodhet në pozitën e tetë, që dërgon në barazh.

Performanca e Merlakut


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga