Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUKAGJINI - VUSHTRRIA

Altin Merlaku vendimtar, Dukagjini shpreson!

Altin Merlaku vendimtar, Dukagjini shpreson!


18 October, 2019 @16:03

Me fitoren e Dukagjinit me rezultat 1-0 është mbyllur dueli mes dy skuadrave më të mira të sezonit të kaluar në Ligën e Parë, Dukagjinit e Vushtrrisë.

Takimin e luajtur në Klinë e vendosi Altin Merlaku, i cili shënoi në minutën e 17’ pas një shpërqëndrimi të mbrojtjes mysafire, e me këtë gol pikët e plota mbeten në Klinë.

TABELA AKTUALE

Fitorja e arritur sot bën që Dukagjini t’i ikë vendit të fundit të tabelës, vend ku tashmë bie Vushtrria, ndërkohë që i jep skuadrës nga Klina shpresë për shpëtim.

Xhiron e ardhshme, Dukagjini i shkon Drenicës, kurse Vushtrria e pret Feronikelin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga