Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ONIX - A&N

A&N fiton në frymën e fundit, kërcen në pozitën e dytë

A&N fiton në frymën e fundit, kërcen në pozitën e dytë


24 September, 2021 @17:19

Skuadra prizrenase A&N ka shënuar fitore me mjaft mund ndaj mikpritësve të Onix në fund të ndeshjes.

Pas një ndeshjeje ku kishte raste dhe nuk kishte gola përgjatë tërë kohës së rregullt të ndeshjes, kanë qenë mysafirët që kanë shfrytëzuar kohën shtesë dhe një kundërsulm për të arritur te porta e vendasve dhe për të marrë fitoren e rëndësishme.

TABELA AKTUALE

Kështu, A&N ka mposhtur Onixin e Banjës së Pejës me rezultat minimal 0-1 [Lekë Pozhegu 90+2] duke marrë fitoren e dytë të stinorit dhe duke vazhduar pamposhtshmërinë në Ligë të Parë A. Golashënues i vetëm i ndeshjes dhe njeriu që i solli tri pikët A&N ka qenë Lekë Pozhegu, që vendosi gjithçka.

Në anën tjetër, Onix që deri tash me rikthimin e kapitenit Enis Miranaj ka treguar lojëra të mira, ka pësuar humbjen e parë të stinorit sot, duke mbetur për momentin në pozitë të katërt të renditjes.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë