A&N - TREPÇA

A&N mposhtë Trepçën, merr vendin e dytë
2 April, 2022 @16:22
Pas fitores ndaj Vëllaznimit në Gjakovë, sot skuadra A&N ka shënuar një tjetër fitore në Grupin A të Ligës së Parë, kësaj radhe ndaj Trepçës.
Skuadra prizrenase sot e mposhti Trepçën mitrovicase me rezultatin përfundimtar 2-0.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultat 2-0 për skuadrën prizrenase, që në këtë 45-minutësh zhvilloi lojë mjaft të mirë. Goli i parë u shënua nga futbollisti Aldo Llambi, e i dyti më pas nga kolumbiani Aponza Carabali.
Më pas, më pjesa e dytë nuk dhuroi ndonjë gol dhe ndeshja u mbyll me rezultatin e pjesës së parë.
Kështu, A&N ngjitet në vendin e dytë të Grupit A, kurse Trepça për momentin është e shtata në këtë grup.
Xhiron që vjen, A&N i shkon Istogut, e Trepça e pret në Mitrovicë Rahovecin.