Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

A&N 0-0 BESA

A&N s’arrin ta kalojë pengesën pejane Besën

A&N s’arrin ta kalojë pengesën pejane Besën


13 March, 2022 @19:23

Me barazimin e sotëm ndaj Besës, A&N ka vetëm një fitore në katër ndeshjet e pjesës pranverore të stinorit.

Ekipi prizrenas që po kërkon të bëj hapin e madh drejt PlayOffit të Superligës, ka bërë një “gabim në hapa” sot ndaj Besës së Pejës, që po lufton shumë për të mbijetuar në Ligë të Parë A të Kosovës.

Pejanët, me sot kanë marrë pikën e pestë në katër xhirot e fundit, derisa ekipi po lufton për secilën pikë për të mbijetuar.

TABELA AKTUALE

A&N e drejtuar nga Petrit Rushiti, në anën tjetër ka pasur rastet e veta, por s’ka arritur t’i konkretizojë dhe kështu është ndarë me rezultatin që nuk e kërkonte sot, 0-0.

Pas kësaj ndeshjeje, A&N ka regjistruar barazimin e tetë sezonal dhe është e shtata në renditje me 23 pikë, ndërsa Besa e drejtuar nga Florent Papuqi me 16 pikë është e fundit në renditje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë