S'KA PUSHIM
REUTERS
Anelka në Paris!
11 January, 2013 @8:38
Nicolas Anelka, 33 vjeçar, ka arritur në Paris. Ai ka filluar stërvitjet me klubin parisien, ku ka luajtur para një kohe të gjatë, dhjetë dhe 15 vjet më parë.
“Ai ka kërkuar vetëm që të stërvitet, nuk bëhet fjalë për asgjë tjetër,” ka thënë trajneri aktual i parisienëve, Carlo Ancelotti, që ka punuar me Anelkan derisa të dy ishin në Chelsea.
Mirëpo, përkundër se ai tenton ta mbajë formën e tij, mund të shokojë botën e futbollit - duke dalë në pension.
Kështu kanë njoftuar mediat françeze sot. Sipas informatave të marra nga miqtë e tij, ai ka thënë se i ka ardhë deri në maje të hundës futbolli dhe është lodhur më.
Anelka gjatë karrierës së tij ka luajtur për PSG, Arsenal, Real Madrid, Liverpool, Manchester City, Fenerbahçe, Bolton, Chelsea dhe tash së fundi është lojtar i Shanghait.