PREMIERSHIP

REUTERS
25 milionë për Fellainin
10 January, 2013 @15:48
Sipas burimeve të Goal.com, Chelsea është duke i bërë gati 25 milionë funta për blerjen e mesfushorit të Evertonit, Marouane Fellaini.
Fellaini 25 vjeçar, shihet si zëvendësim afatgjatë i legjendës së klubit, Frank Lampard.
Rekord transferi i Evertonit
Belgu kaçurrel dhe shtatëgjatë, ka qenë rekord transferi i Evertonit, për të cilin ekipi i kaltër nga Liverpooli ka paguar 17 milionë euro, për ta blerë nga Standard Liege.
Chelsea është duke kërkuar në treg një mesfushor qendror pasi që Michael Essin është me qira te Real Madridi, Raul Meireles është shitur te Fenerbahçe, ndërsa Oriol Romeu është i lënduar deri në fund të stinorit.