Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STATISTIKISHT

Barça, skuadra e vitit

REUTERS/Sergio Carmona

Barça, skuadra e vitit


10 January, 2013 @14:23

Kjo është hera e dytë me radhë për Barcelonën, që del klubi më i mirë në botë sipas IFFHS-së. 

Ndërsa në përgjithësi, katalonasit këtë arritje po e festojnë për të katërtën herë pas viteve 1997 dhe 2009. 

Barcelona është i vetmi ekip që ka marrë mbi 300 pikë nga IFFHS-ja gjatë vitit, ndërsa pas saj vinë Chelsea dhe Boca Juniors e Argjentinës. 

Prej ekipeve të mëdha vend në TOP 10-she këtë vit nuk kishte për Manchester Unitedin dhe kampionin e Anglisë, Manchester City. 

Ndërsa si befasi mund të mirret renditja më e mirë e klubit të dytë nga Madridi, Atletico, që gjindet tre vende para Realit. 

TOP 10 KLUBET E VITIT 2012: 

1. Barcelona (SPA) 307p. 

2. Chelsea (ANG) 279p. 

3. Boca Juniors (ARG) 278p. 

4. Atletico Madrid (SPA) 278p. 

5. Corinthians (BRA) 272p. 

6. Bayern (GER) 270p. 

7. Real Madrid (SPA) 259p. 

8. Juventus (ITA) 231p. 

9. Borussia Dortmund (GER) 226p. 

10. Olympiqe Lyon (FRA) 224.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga