Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BRAHIM VOJVODA

Angazhim i jashtëzakonshëm, për keqardhje të humbasësh kështu

Angazhim i jashtëzakonshëm, për keqardhje të humbasësh kështu


3 July, 2020 @22:21

Ndihmës-trajneri i Drenicës, Brahim Vojvoda, që drejtoi sot ekipin pas largimit të Gani Sejdiut ka thënë se angazhimi i jashtëzakonshëm i ekipit ka bërë që skuadra të shpresojë në mbijetesë, ndërsa humbja në këtë mënyrë ka qenë për keqardhje.

“Me të vërtetë është për keqardhje. I përgëzoj lojtarët për karakterin e treguar në përballje ndaj një Prishtine që po lufton për titull. Atyre u dëshiroj suksese, ndërsa ne besoj që deri në fund do t’ia dalim të mbijetojmë,” ka thënë Vojvoda për mikrofonin e Supersportit.

Drenica përkundër angazhimit të madh pësoi në minutën e 94-të të ndeshjes për të humbur ndeshjen dhe për të mbetur pa pikë nga përballja ndaj bardhekaltërve në Fadil Vokrri të kryeqytetit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga