Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRFUNDON CIKLI KUALIFIKUES

Anglia shuan shpresat me fitore të thellë

Foto: arsenalfr/tw

Anglia shuan shpresat me fitore të thellë


17 November, 2020 @22:30

Përfaqësuesja e Anglisë U21 ka arritur që me lojë bindëse të kalojë shumë lehtë Shqipërinë U21, duke e mposhtur 5-0 [Odoi 5, Justin 26, Musiala 36, Nketiah 52, 86] sonte në Moulineux.

Tre gola të shënuara në pjesë të parë thuajse kryen tërë punën, ndërsa të drejtuar nga Aidy Bothroyd, anlgezët shënuan edhe dy herë tjera në pjesë të dytë për të siguruar kështu evropianin EURO 2021 që në vitin e ardhshëm është paraparë të mbahet në Hungari e Slloveni.

Me ndeshjet e sontme është përmbyllur edhe cikli kualifikues ku Anglia doli e para në Grupin 3 kualifikues, me bilans prej 9 fitoreve dhe vetëm një barazimi.

Austria do të shpresojë që të shkojë tutje përmes PlayOffit, ndërsa skuadrat tjera nuk kanë arritur më shumë.

 

 

 

 

tabela


 
Të gjitha lajmet nga