NGA KOMISIONI

Istogu U19, lider i Ligës së Parë U19
Ankesa e Lirisë nuk kalon! Fitorja i mbetet Istogut
5 May, 2023 @10:45
Komisioni për Ankesa (KA) i shkallës së dytë ka refuzuar ankesën e Lirisë si të pabazuar, lidhur me fitoren e Istogut në tavolinë 3-0, në kuadër të ndeshjes së Ligës së Parë të juniorëve të luajtur me 17 prill.
Më poshtë, shikoni në plotni Vendimin dhe Arsyetimin e KA-së për ankesën dhe rezultatin e ndeshjes (pa ndërhyrje):
VENDIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 04.05.2023 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoi se vendimi i Komisionit të Garave datë 14.02.2023 është i drejtë dhe Vërtetohet, ndërsa ankesa e KF “Liria” refuzohet si e pa bazuar. Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore.
ARSYETIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shqyrtimit të ankesës dhe provave mori këtë vendim pas verifikimit të protokolleve zyrtare në të cilat konstatohet se futbollisti i KF “Liria“, Arvanit Krasniqi nr fanelle 22 dhe nr ID 006305M05 nuk kishte të drejt loje në ndeshjen e xhiros së 23-të të Ligës së Parë të juniorëve Istogu-Liria pasi që kishte kartonin e katërt të verdhë. Futbollisti i KF “Liria“, Arvanit Kraniqi ishte i ndëshkuar me karton të verdhë në ndeshjet Liria-Istogu (xhiro 8) , Liria-Top Football (xhiro 10), Liria-Roni 19 (xhiro 16) dhe Liria –Dukagjini (xhiro 22), rrjedhimisht në xhiron e 23 në ndeshjen Istogu-Liria , është dashur të pushojë, ndërsa i njëjti ka luajtur. Pretendimet e palës ankimuese “KF Liria“ se futbollisti Arvanit Krasniqi është ndëshkuar me karton të verdhë në xhiron 8 , 10 , 11 (GS Gjilan-Liria) dhe 16 dhe se i njëjti ka pushuar në xhiron e 17 nuk qëndrojnë. GS “Gjilan” është tërhequr nga garat në xhiro e 15-të, ndaj Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në marrjen e këtij vendimi i është referuar nenit 67 të Propozicionet e Garave. Në nenin 67 ndër të tjera thuhet se nëse klubi tërhiqet ose përjashtohet nga garat pasi që të këtë zhvilluar gjysmën e ndeshjeve apo më pak, nga numri i përgjithshëm i ndeshjeve të parapara për tërë kampionatin, atëherë të gjitha ndeshjet anulohen që nënkupton edhe fshirjen e të gjithë kartonëve të verdhë, në rastin konkret në ndeshjet në të cilat i ka zhvilluar GS “Gjilan“ (përfshirë këtu edhe xhiron e 11). Andaj bazuar në këtë fakt vendimi i Komisionit të Garave është i drejtë Vërtetohet dhe mbetet në fuqi.
—
Aktualisht, Istogu është lider i Ligës së Parë U19 me 52 pikë nga 21 ndeshje, ndërsa Liria është e gjashta me 26 pikë nga 23 ndeshje.