GJERMANI

Antonio Rüdiger i Realit
25 April, 2022 @12:37
Mbrojtësi gjerman i Chelseat, Antonio Rüdiger, thuhet të ketë arritur marrëveshje personale me Real Madridin, ndërsa gjermani pritet të ketë kontratë afatgjate me mbretërit rekord-kampion evropian.
Sipas gurus së tregut futbollistik evropian, Fabrizio Romano, kontrata nuk është nënshkruar ende, por Rüdiger ka kryer marrëveshjen verbale me ekipin, ndërsa ajo pritet të jetë 4-vjeçare, me mundësi vazhdimi.
Rüdiger prej Stuttgartit kishte bërë hap në Romë gjatë sezonit 2015/16 ndërsa që prej stinorit 2017/18 është pjesë e Chelseat. Londinezët kishin paguar atëherë 35 milionë euro dëmshpërblim për marrjen e mbrojtësit nga Roma.
Tash Rüdigerit kontrata i përfundon me Chelsean dhe shkon si lojtar i lirë te Real Madridi. Mbrojtësi 29-vjeçar është 190-centimetra i gjatë.