Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRANOHET OFERTA E TRETË

Antony për €100 mln. te Manchester United

Antony për €100 mln. te Manchester United


30 August, 2022 @20:08

Pas dy refuzimeve të ofertave prej 80 milionë euro dhe asaj prej 90 milionë euro, më në fund Ajax është pajtuar me ofertën e tretë nga Manchester Unitedi për krahun ofanziv brazilian të ekipit, Antony.

Kështu, në pasditen e sotme Manchester United zyrtarizoi, me gjasë, transferin e fundit të shtrenjtë për këtë verë dy ditë para fundit të afatit kalimtar, duke zyrtarizuar blerjen e talentit të dëshmuar brazilian, për 95 milionë euro + 5 milionë euro shtesë si bonuse.

Antony

Antony u bë transferi i katërt më i shtrenjtë në histori të Premier Ligës, ndërsa duket se Erik ten Hag tashmë ka bërë edhe lëvizjen e radhës prej ish-ekipit të tij.

Përndryshe Antony 22 vjeçar ka shënuar 24 dhe ka bërë 22 asistime për Ajaxin në 82 paraqitje për klubin! Braziliani në fjalë ka debutuar edhe për kariokat në tetor të vitit të kaluar, duke shënuar 2 gola në 9 paraqitje për kombëtaren braziliane.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League