Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA'89 1-0 LLAPI

Arb Manaj i jep fitoren e parë ‘89shit

Fotot: Trepça'89/fb

Arb Manaj i jep fitoren e parë ‘89shit


26 September, 2020 @18:08

Ndeshja u zgjat për 7min dhe Trepça’89 luante për më se gjysmë ore me 10 lojtarë në fushë, por për Llapin ishte e pashmangshme humbja e dytë me radhë e stinorit.

Golashënuesi më i mirë i stinorit të kaluar për ekipin mitrovicas, Arb Manaj, ka vendosur takimin me një gol të tij të shënuar 6 minuta para fundit të pjesës së parë për përfundimtaren 1-0 [Arb Manaj 39].

Trepca 89 vs Llapi

Llapi në fillim të ndeshjes ka pasur disa raste. Asnjë nuk u tregua i suksesshëm për të ndërruar rezultatin. Valmir Veliu mes minutës 7 dhe 10 ka tentuar dy herë. E Trepça’89 e Shpëtim Idrizit këndellej në pozicionim dhe mori iniciativën që edhe rezultoi me golin e Manajt, pas rasteve të mëparshme të Arbnor Mujës dhe Muharrem Jasharit.

Arb Manaj

Në pjesë të dytë një rast i mirë për Llapin shkoi huq, pasi që Ahmed Januzi nuk arriti të shënojë, ndërsa Alber Kaqiku i Trepçës’89 nga minuta e 63-të u detyra ta lë fushën e lojës, pas kartonit të dytë të verdhë.

Krejt mundësitë tjera të llapjanëve të Tahir Batatinës përgjatë minutave në vazhdim nuk prekën portën e portierit Prince të mitrovicasve.

TABELA AKTUALE

Kështu ‘89-shi i Idrizit arriti fitoren e parë të stinorit në Superligë, derisa Llapi i Batatinës do të duhet të mendojë për pikët e para të sezonit që në xhiron e radhës pasi që tashmë dy xhiro pa pikë - veçse mund të shkaktojnë panik në ekip.

Trepca89 vs Llapi

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga