ISH-SULMUESI I TREPÇËS
Arb Manaj në Ankara
3 October, 2020 @21:39
Sulmuesi më i mirë i Trepçës’89 dhe njëri ndër golashënuesit më të mirë të stinorit të kaluar në Superligë, Arb Manaj, është zyrtarisht lojtar i ri i ekipit të Ligës së Parë turke, Ankara Keçiorengucu.
Njoftimin e ka bërë tashmë ish klubi i tij, Trepça’89, duke bërë të ditur se Manaj ka arritur marrëveshje me ekipin turk për të kaluar në radhët e saja.
Manaj, nuk do të jetë kosovari i vetëm te ky ekip, pasi që në muajin e kaluar aty shkoi edhe Ilir Mustafa.
Trepça’89 nuk ka bërë të ditur a ka kërkuar dëmshpërblim nga ekipi turk dhe sa, njëjtë sikurse edhe gjatësia e kontratës së sulmuesit klinas.