Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILANI 1-1 TREPÇA'89

Arb Manaj shpëton ‘89-shin, Gjilani ndalet

Fiton Hajdari i Gjilanit, duke i shënuar ish-ekipit të tij/ Foto: SCGjilani/fb

Arb Manaj shpëton ‘89-shin, Gjilani ndalet


7 June, 2020 @18:04

Arb Manaj përsëri është treguar jetik për Trepçën’89. Sulmuesi klinas ka shënuar golin e barazimit dhe ka pasur rast ideal për të shënuar edhe për fitore në përballjen që mitrovicasit barazuan me Gjilanin 1-1 [Fiton Hajdari 40p - Arb Manaj 53] në stadiumin e Anamoravës.

Gjilani pati dominim të plotë në fillim të ndeshjes, që nuk vonoi dhe rezultuan edhe me gol, kur Fiton Hajdari shfrytëzoi penalltinë e dhënë nga referi për një lojë me dorë në zonë nga mysafirët, për 1-0 (40’).

Në pjesë të dytë Gjilani i Gentian Mezanit vazhdoi njëjtë. Franc Veliu me rast ideal, goditi shtyllën nga gjuajta e lirë në minutë e 50. Por shpejt mysafirët barazuan.

TABELA AKTUALE

Ka qenë sulmuesi më i mirë i ekipit dhe aktualisht golashënuesi më i mirë i Superligës, Arb Manaj që dha për 1-1 (53’). Nëntë minuta më vonë Manaj tentoi edhe një herë rrezikshëm, por gardiani i portës së vendasve Kenan Haxhihamza shpëtoi të kuqtë vendas.

Kjo, si duket këndelli ekipin e Gjilanit që pastaj vazhduan pa ndërprerë të marrin posedimin dhe të krijojnë, por asnjëherë rrezikshëm për të shënuar në portën e mysafirëve, që po luftojnë për mbijetesë.

Kështu, në fund me rezultat baraz, as Gjilani nuk arrin ta mbajë hapin me kryesuesit e tabelës, por as ‘89-shi në luftë për shpëtim.

Në xhiron që vjen, Gjilani i shkon Ferizajit, ndërsa ‘89shi pret liderin e elitës, Drita.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga