BESA - ARBËRIA

Arbëria deklason Besën, kalon Llapin e Niklin
25 February, 2021 @15:04
Një fitore shumë të rëndësishme e ka shënuar Arbëria në udhëtim te Besa sot.
Skuadra nga Dobraja takimin e mbylli me fitore 0-3 (Marclei 8’, Kreshnik Bahtiri 33’, Almir Kryeziu 47’), për t’i rritur kështu gjasat për mbijetesë.
Gjithçka filloi mirë për Arbërinë, që kaloi në epërsi përmes Marcleit që në minutën e 8’, e më pas ishte Kreshnik Bahtiri që shënoi për 0-2 në minutën e 33’, për ta dyfishuar kështu epërsinë.
Me të filluar pjesa e dytë, goli i Almir Kryeziut (47’) e vendosi plotësisht fatin e ndeshjes, me Besën që nuk kishte fuqi të rikthehej në lojë.
Kjo fitore bën që Arbëria të jetë mbi Niklin e Llapin në renditje momentalisht, kurse Besa sipas të gjitha gjasave do të jetë në Ligën e Parë vitin tjetër.