Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VLLAZNIA 1-1 ARBËRIA

Arbëria nxjerr barazim ndaj Vllaznisë

Pamje nga arkivi

Arbëria nxjerr barazim ndaj Vllaznisë


17 April, 2022 @1:47

Vllaznia që është e parafundit në Ligën e Parë Grupi B, nuk ka arritur të mposht Arbërinë në përballjen e sotme, duke barazuar në fund 1-1 [Daniel Tette 25p. - n.n. 74].

Përkundër se vendasit kishin marrë epërsinë në pjesë të parë përmes penalltisë së realizuar nga Tette, mysafirët kanë arritur të këndellen dhe të shënojnë për të ndarë pikët në fund.

TABELA AKTUALE

Teorikisht, Vllaznia ende nuk e ka të sigurt mbijetesën në Ligë të Parë, derisa ka gjashtë pikë më shumë sesa Vitia e fundit, derisa Arbëria është e qetë në pozitën e gjashtë dhe pret fundin e stinorit.

Në xhiron e radhës, Vllaznia udhëton te Fushë Kosova, ku këta të fundit janë në formë pasi që tashmë 10 ndeshje nuk dinë për humbje, derisa Arbëria pret liderin dhe kandidatin e parë nga grupi, Ferizaji, në shtëpi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë