BESA - ARBËRIA
Arbëria s’njeh humbje, mposhtë Besën në Pejë
25 September, 2020 @17:51
Dueli mes dy skuadrave të sapo-ngjitura në Ligën e Parë, sot i ka takuar skuadrës mysafire.
Ndeshja e luajtur në fshatin Brestovik në Pejë mes Besës dhe Arbërisë u mbyll me rezultatin përfundimtar 0-3 (Agon Llugiqi 49’, Labinot Ibrahimi (P) 69’, Çlirim Kashtanjeva 86’), rezultat i cili bën që Arbëria ta vazhdojë formën mjaft të mirë në këtë fillim sezoni të debutimit të saj në Superligë.
Pas pjesës së parë që u mbyll pa gola, rrjetën për mysafirët në minutën e 49’ e gjeti Agon Llugiqi për epërsinë fillestare, e më pas për 0-2 shënoi Labinot Ibrahimi nga pika e bardhë në minutën e 69’, për ta vulosur kështu fitoren e skuadrës së drejtuar nga Arbnor Morina. Pak para fundit, lipjanasit e gjetën edhe golin e tretë, me Çlirim Kashtanjevën (86’) që arriti të futej në listën e golashënuesve duke shënuar për rezultatin përfundimtar 0-3.
Fitorja e arritur sot bën që Arbëria të ketë 7 pikë pas 3 xhirove dhe të jetë në krye të tabelës, të paktën përkohësisht, kurse Besa pas 3 xhirove edhe më tutje mbetet pa pikë
Superliga e Kosovës vazhdon nesër me dy ndeshje të tjera dhe të dielen me një tjetër, ndërkohë që kryendeshja e xhiros, ajo mes Prishtinës dhe Dritës, është shtyrë për shkak të angazhimeve të Dritës në Europa League.