Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA '89 - PRISHTINA

Arbnor Muja vendimtar, ‘89-shi mposhtë ish-trajnerin

FOTO / Trepça '89

Arbnor Muja vendimtar, ‘89-shi mposhtë ish-trajnerin


30 September, 2020 @17:25

Një gol i Arbnor Mujës në minutën e 82’ të ndeshjes doli të ishte i mjaftueshëm që Trepça ‘89 ta fitojë duelin ndaj Prishtinës sot. Ndeshja e luajtur në “Riza Lushta” sot përfundoi 1-0 (Arbnor Muja (P) 82’).

Skuadra mitrovicase me këtë fitore ia shkaktoi humbjen e parë Zekerija Ramadanit si trajner i Prishtinës, ndërsa ishte pikërisht ky trajner që ia kishte fituar ‘89-shit titullin kampion disa vite më parë.

Përveç faktit që e mposhtën ish-trajnerin, mitrovicasit sot duhet të jenë edhe “falënderues” ndaj Oto Johnit, ish-sulmuesit të tyre, që sot shpërdoroi disa raste të qindpërqindta për gol, gjë që iu revanshua prishtinasve, me mitrovicasit që e gjetën golin e fitores rreth 10 minuta para fundit.

Fitorja e arritur sot për 89’-shin ishte e dyta për ta sivjet, kurse Prishtina pas 3 ndeshjeve të luajtura ka vetëm 1 fitore, atë të xhiros hapëse.

TABELA AKTUALE

Kujtojmë që këto dy skuadra ishin ndeshur mes vete në xhiron e fundit të sezonit të shkuar. Në atë takim Trepça ‘89 e mposhti Prishtinën dhe e siguroi mbijetesën në Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga