Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VUSHTRRI

Ardi Shala përforcim i rëndësishëm për Vushtrrinë

Ardi Shala përforcim i rëndësishëm për Vushtrrinë


11 July, 2022 @12:35

Futbollisti që në stinorin e kaluar ishte pjesë e Superligës dhe tregoi lojëra të mira me Ulpianën, Ardi Shala - është bërë anëtar i ri i Vushtrrisë, ndërsa këta të fundit e kanë cilësuar si pjesë të rëndësisshme të projektit.

Mesfushori 25-vjeçar ka nënshkruar kontratë njësezonale me ekipin e vushtrriasve që do të drejtohen nga Alban Dragusha këtë stinor, ndërsa ky është vetëm përforcimi i radhës në kuadër të disa lojtarëve shtesë që ka njoftuar më parë Vushtrria.

Ardi Shala @ Vushtrria

“Ardi, 25 vjeçar që luan në pozitën e mesfushorit është pjesë e rëndësishme e projektit të klubit dhe është vlerësuar nga klubi ynë. Ardi Shala së fundmi ishte pjesë e KF Ulpiana, ndërsa këtë sezon, ai do t’i bartë ngjyrat e klubit tonë,” ka shkruar Vushtrria sot në njoftim për ardhjen e re në  klub.

Për ata që nuk e kanë përcjellë, Ardi Shala ka marrë një herë çmimin e lojtarit të javës në Superligë gjatë stinorit të kaluar, duke u shpallë Ylli i javës së 12 në Superligë nga FFK-ja.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga