Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TETOVË

Ardian Cuculi rikthehet në shtëpi!

Foto: KFShkendija/fb

Ardian Cuculi rikthehet në shtëpi!


25 August, 2022 @7:00

Njëri ndër mbrojtësit e dalluar të Superligës në vitet e fundit sa ishte pjesë e Dritës së Gjilanit, Ardian Cuculi, i është rikthyer ekipit të tij, ku u bë i famshëm si lojtar - Shkëndija.

KF Shkëndija ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me mbrojtësin në fjalë, ndërsa ky i fundit është kthyer në ekip pas katër vitesh, pasi që mbrojti ngjyrat e Kukësit dhe Dritës së fundi.

“Kur bëhet fjalë për Shkëndijën, normalisht se çdo rikthim është emocional. Unë jam shpirtërisht i lidhur me Shkëndijën nga shkaku se me fanellën e Shkëndijës i kam kaluar vitet më të lavdishme të karrierës sime si futbollist. Unë këtu kthehem në shtëpinë time, këtu kam edhe disa bashkëlojtarë me të cilët kemi luajtur së bashku në Shkëndijë në të kaluarën. Me Shkëndijën për herë të parë jemi shpallur kampionë në vitin 2011 dhe besoj se këtë vit së bashku do të arrijmë synimet dhe do të rikthejmë titullin e kampionit”, deklaroi Cuculi 35-vjeç gjatë nënshkrimit të kontratës.

Kujtojmë Cuculi gjatë vitit 2014 ka qenë reprezentues i ekipit senior të Maqedonisë Veriore, ndërsa ka luajtur edhe për grupmoshat U17 e U19. Tash, si veteran i sportit më të popullarizuar, rikthehet te kuqezinjtë e Tetovës për t’i ndihmuar në rrugëtimin e tyre për titull kampioni me përvojë!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga