TE DRITA
Ardian Nuhiu i qetë edhe pas barazimit të madh
23 July, 2021 @7:34
Trajneri shkupjan i Dritës, Ardian Nuhiu, ka vazhduar me qetësinë e tij dhe fytyrën krejt akull, edhe pse ekipi i tij arriti barazim heroik në përballje ndaj Feyenoordit mbrëmë në kuadër të Ligës së Konferencës.
Analiza e mirë e lojës, bashkë me paraqitjen e jashtëzakonshme të lojtrëve duket se të ketë sjellë këtë rezultat, ndërsa për ndeshjen e kthimit Nuhiu ka paralajmëruar “paraqitje të mirë”.
“Kemi analizuar kundërshtarin shumë dhe kemi pasur parasysh se do të kemi punë me një skuadër tejet të fortë. Përgëzoj lojtarët për angazhim dhe jam i kënaqur me rezultatin,” ka thënë Nuhiu fillimisht.
“Pas këtij barazimi edhe në Holandë do të udhëtojmë për të treguar paraqitje të mirë,” ka shtuar ai.
Drita mbrëmë në Fadil Vokrri të Prishtinës përkundër një dominimi total të mysafirëve të famshëm holandez me 22-78 % në posedim të topit dhe 1-15 shuta nuk ka pësuar dhe ka siguruar barazim! Pa thuajse asnjë gabim në mbrojtje me një angazhim të të gjithë lojtarëve, gjilanasit kanë regjistruar rezultatin më të mirë ndaj një ekipi kaq të famshëm evropian.