Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENASI - A&N

Ardit Jaupaj për fitore, A&N triumfon në Drenas

Ardit Jaupaj për fitore, A&N triumfon në Drenas


23 October, 2021 @14:57

Ka mjaftuar një gol i futbollistit Ardit Jaupaj që skuadra e A&N të kthehet me pikë të plota nga udhëtimi në Drenas.

Pjesa e parë mes skuadrave u mbyll 0-0, e më pas të drejtuarit nga Genc Tamniku Drenasin e mposhtën falë golit të shënuar nga Ardit Jaupaj në minutën e 66’, me ndeshjen që në fund u mbyll 0-1.

TABELA AKTUALE

Kjo fitore bën që A&N të ketë 15 pikë pas 10 xhirove në Grupin A të Ligës së Parë, kurse Drenasi momentalisht ka 11.

Në xhiron hapëse të këtij sezoni, skuadra e A&N e kishte mposhtur Drenasin me rezultat 1-0.

Xhiron që vjen, Drenasi luan në udhëtim te Rahoveci, kurse A&N e pret në Korishë Trepçën ‘89.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë