GJILAN
Ardit Tahiri përforcim i radhës te Drita
14 August, 2021 @17:53
Futbollisti i deridjeshëm i Besës së Pejës, Ardit Tahiri, që u dallua me lojëra të treguara në Superligë në stinorin e kaluar, do të jetë përsëri pjesë e Superligës, përkundër se ekipi i tij ra nga elita.
Kjo pasi që Drita ka zyrtarizuar marrëveshjen me lojtarin në fjalë, që e lidh atë për 3 vjet me skuadrën, duke nënshkruar sot kontratën.
“Ai vlerësohet si futbollist me perspektivë dhe pritet t’i sjellë freski grupit. Ai do të jetë forcë shtesë në sulmin e Dritës,” ka bërë të ditur klubi gjilanas sot.