BARCELONA
Pique ulë rrogën për të regjistruar Manajn në LaLiga
14 August, 2021 @14:07
Një sakrificë e radhës ka ndodhur te Barcelona, pasi që njëri ndër kapitenët e skuadrës së katalonasve, qendërmbrojtësi Gerard Pique ka pranuar zvogëlimin e rrogës, ashtu që klubi të mund të regjistrojë për stinorin e ri tri lojtarë.
Pique 34-vjeç ka ulë rrogën e tij dhe tashmë limiti i rrogave te Barcelona ka bërë që klubi të mund të regjistrojë për stinorin e ri në LaLiga 2021/22 sulmuesin holandez Memphis Depay, mbrojtësin Eric Garcia dhe sulmuesin shqiptar Rey Manaj.
Kujtojmë, telashet e Barcelonës me rroga këtë stinor kanë bërë që ekipi të bëj ndarjen e dhimbshme me legjendën e klubit dhe futbollistin më të mirë në histori, Lionel Messi - që kaloi ditë më parë në PSG, përkundër se ky i fundit kishte pranuar ulje të rrogës prej 50%.