Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FEDERATA

Armand Duka, për të gjashtën herë fiton

Fotot: FSHF

Armand Duka, për të gjashtën herë fiton


15 March, 2022 @22:45

Kryetari i deritashëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka fituar sot edhe në tentimin e gjashtë për të qenë kryetar i shtëpisë së futbollit të Shqipërisë.

Ai ka fituar ndaj kundërkandidatit Sulejman Starova, ndërsa garuesi tjetër për kryetar Dritan Shakohoxha nuk ka qenë fare i pranishëm.

Duka mori 39 vota në Asamblenë e Përgjithshme, të mbajtur të martën, ndërsa Starova mori vetëm 4 sosh.

Gjithashtu me këtë rast janë përzgjedhur edhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, ku janë përzgjedhur, sipas radhës dhe votave.

Anëtarët votuan me 39 vota Lutfi Nuriu, 39 vota Arben Dervishaj, 38 vota Abdyl Kuriu, 37 vota Ervin Cenollari, 36 vota Pano Xhixho, 35 vota Anila Basha, 35 vota Bardhyl Jera, 34 vota Gjergji Petro, 34 vota Ylli Çekici, 30 vota Envi Hicka. Sakaq, Ermal Tahiri dhe Vasil Bicaj nuk morën numrin e duhur të votave për t’u përzgjedhur si anëtarë të KE-së së FSHF-së.

“Unë në këtë ditë do doja të falenderoja të gjithë ata që më kanë besuar dhe mbështetur për të vazhduar drejtimin e Federatës Shqiptare të Futbollit. Do doja të falenderoja të gjithë, një nga një, ata që ishin në sallë, por dhe ata që nuk kanë qenë në sallë, por kanë mbështetur këtë alternativë, këtë projekt apo kanë vlerësuar rezultatet e deritanishme të Federatës Shqiptare të Futbollit. Siç e kam thënë dhe në Asamble, padyshim që ka vërejtje dhe do vazhdohet të ketë vërejtje, kritika, sugjerime, të cilat janë normale, janë të domosdoshme, janë konstruktive dhe padyshim, që jo vetëm unë, por i gjithë, Komiteti Ekzekutiv i ri, administrata, do t’i mbajnë shënim për t’u përmirësuar në të ardhmen. Në të njejtën kohë, siç e kam deklaruar dhe në Asamble, nuk do të merremi e të harxhojmë kohë, por me sportivitet do të anashkalojmë çdo lloj baltosje, fyerje, ofendimi, sepse është kohë e humbur. Ne duam t’i përqëndrojmë të gjitha energjitë tona pozitive për zhvillimin e futbollit, për përforcimin e institucionit dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë, më të mirë, më të shëndetshme, më sportive dhe më të sigurt. Unë do të doja dhe njëherë t’i falenderoj të gjtihë për mbështetjen, gjithashtu dhe ju, përfaqësues të medias për përcjelljen e kësaj kohe elektorale, le të themi, e kësaj fushate jo të zakontë, por, e cila, mbase, me gjithë atë fortunë të ngritur, ato sulme të ngritura, e bashkoi akoma më shumë familjen e futbollit, për të dalë në një vendim apo në një votëbesim për katër vitet e ardhshme. Faleminderit edhe një herë të gjithëve!” — ka thënë Duka pasi që mori postin e kreut të FSHF-së për katër vitet e ardhshme.


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore