Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SULMUESI I SHQIPËRISË

Armando Sadiku me ekip të ri

Armando Sadiku me ekip të ri


17 July, 2022 @19:27

Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Sadiku, ka ndërruar ekip në ligën e dytë spanjolle, ndërsa ekipi i FC Cartagenas ka zyrtarizuar marrëveshjen një-vjeçare me të.

“FC Cartagena raporton se ka arritur marrëveshje me sulmuesin shqiptar, Armando Sadiku, për t’iu bashkuar skuadrës për sezonin 2022/23, me mundësi vazhdimi të kontratës edhe për një stinor tjetër,” ka shkruar njoftimi i klubit.

Sadiku 31-vjeçar vjen te ekipi albinegro nga skuadra e Las Palmasit, ku ka shënuar 6 gola në 26 paraqitje në duelet e zhvilluara të LaLiga 2 në stinorin e kaluar.

Më parë, Sadiku ka luajtur edhe për Malagan dhe Levanten, kështu që Cartagena bëhet ekipi i katërt spanjoll në karrierë të shqiptarit.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga