ARRIN KËRKESA

REUTERS
Arsenal interesohet për Giovincon
17 January, 2014 @19:24
Lojtari ofanziv i Juventusit, Sebastian Giovinco, që nuk po mund të bëj vend këtë stinor në formacionin bazë të bianconerëve ka zgjuar interesimin e liderit të Premier League, Arsenal.
“Kam marrë një kërkesë për informatë, mirëpo ende nuk ka marrëveshje,” ka thënë agjenti i Giovincos, Claudio Pasqualin, për Calcissimo.
Giovinco 26 vjeç nuk besohet se mund të kalojë në Arsenal në afatin kalimtar të janarit, mirëpo e tëra varet nga ndeshjet e radhës dhe vendosmëria e Arsene Wenger për blerje.