BARCELONA

REUTERS
3 javë pa Neymarin
17 January, 2014 @10:31
Neymar 21 vjeçar, i cili u lëndua mbrëmë në ndeshjen e kthimit që Barcelona e zhvilloi ndaj Getafes në kuadër të Kupës së Mbretit, do të mund të kthehet në fushë pas tre javëve.
Sipas njoftimit të El Mundo Deportivos sot, Neymar pritet të rikthehet në fusha pas 20 ditësh, derisa të shërohet plotësisht nga lëndimi i pësuar mbrëmë, kur ndrydhi muskulin e këmbës.
Nëse del i saktë parashikimi i El Mundo Deportivos, Neymar do të jetë i gatshëm për Ligë të Kampionëve ndaj Manchester Cityt, derisa klubi ende nuk ka lëshuar një njoftim zyrtar, pasi që ata sot arrijnë nga Madridi në Barcelonë, ku edhe do të bëhen testet e para.