Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LEO MESSI

Prapë dygolësh

REUTERS

Prapë dygolësh


16 January, 2014 @23:45

Barcelona ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Getafes për tu kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Mbretit. 

Katalonasit kanë shënuar fitore me rezultat 2-0 në stadiumin Alfonso Perez të Getafes në Madrid dhe me rezultat të përgjithshëm 6-0 shkojnë në çerekfinale. 

Ka qenë i pakapshmi Lionel Messi që ka shënuar të dy golat për katalonasit sonte, ku në golin e dytë ka kaluar tërë mbrojtjen e vendasve për të shënuar nga këndi dhe për të vërtetuar cilësitë e larta të tij. 

Messi, i cili u rikthye pikërisht në ndeshjen e parë ndaj Getafes pas lëndimit, pat shënuar edhe dy gola në Camp Nou në fitoren prej 4-0 të ekipit të tij. 

Barcelona ka zëvendësuar në minutën e 28-të Neymarin i cili doli i lënduar nga fusha dhe pritet të shihet se çfarë lëndimi ka pësuar braziliani. 

Me Barcelonën është kompletuar tetëshja çerekfinaliste e Kupës së Mbretit, ku në garë kanë mbetur: Real Madrid, Levante, Real Sociedad, Racing Santander, Athletic Bilbao, Espanyol dhe Atletico Madrid. 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga