Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Arsenal kërkon mesfushorin, Brighton refuzon dy oferta!

Arsenal kërkon mesfushorin, Brighton refuzon dy oferta!


30 January, 2023 @10:59

Brighton ka refuzuar edhe ofertën e dytë të Arsenalit për mesfushorin ekuadorian të ekipit, Moises Caicedo. Gjithashtu, Brighton i ka bërë të ditur Arsenalit se mesfushori i tyre nuk është në shitje.

Sipas BBC Sport, oferta e dytë e shtuar e Arsenalit ka kapur shifrën e rreth 90 milionë eurove! Edhe Chelsea ishte refuzuar për ofertën e bërë te Brightoni për futbollistin 21-vjeçar.

Trajneri Roberto de Zerbi ka thënë se dëshiron që Caicedo të përfundojë stinorin te Brightoni, pasi që i duhet për luftë drejt garave evropiane. Gjithashtu, kërkesa e Caicedos përmes një letre të hapur për largim, ka marrë përgjigje këshilluese që të shkojë në pushim shtesë.

Caicedoja ka bërë 26 paraqitje për Brightonin në Premier Ligë dhe ka shënuar dy herë. Ai ka kontratë me klubin deri në vitin 2025.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League