Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREMIER LEAGUE

Arsenal mposhtë Leicester-in si mysafir

Foto: PInterest

Arsenal mposhtë Leicester-in si mysafir


28 February, 2021 @14:53

Arsenali ka arritur fitore mjaft të rëndësishme në udhëtim tek Leicester, në kuadër të Premier League, me rezultat 1-3.

Gunners nuk e filluan takimin edhe aq mirë pasi që topin e humbur nga Granit Xhaka, Tielemans e shndërroi në gol. Por, ekipi i Artetas u kthye në lojë me golin e David Luiz, për të krijuar avantazhin Lacazette nga penaltia. Ky ishte rezultati i pjesës së parë.

Ndërsa, me fillimin e pjesës së dytë, Nicolas Pepe i cili ishte në disponim për lojë shënoi për 1-3, i cili doli të ishte rezultati final.

Shqiptari, Granit Xhaka pavarësisht gabimit te goli i pranuar pati paraqitje mjaft të mirë.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League