PREMIER LEAGUE

REUTERS
Arsenal para Tottenhamit
19 May, 2013 @19:38
Dy skuadra nga Londra, Arsenali dhe Tottenhami, shënuan fitore me rezultat 1-0 ndaj Newcastle-it, përkatësisht Sunderlandit, mirëpo në fund fitores më shumë i’u gëzua Arsenali se sa rivali lokal i tij, Tottenhami.
Kjo pasi Arsenali e përfundoi stinorin në pozitën e katërt duke u renditur një pozitë më lartë se Tottenhami dhe kështu arriti që të sigurojë ndeshje kualifikuese për Ligën e Kampionëve në stinorin e ardhshëm.
Topxhinjtë fitoren e arritën me golin e mbrojtësit françez, Laurent Koscienly (52’), derisa në ndeshjen tjetër, Tottenham - Sunderland, golashënues i vetëm ishte Gareth Bale (89’).