BOLEYN GROUND
Arsenal tejkalon West Ham Unitedin
28 December, 2014 @18:07
Skuadra e Arsene Wengerit po vazhdon me formën e mirë që e ka kapur në fund të këtij muaji.
Ata sot kanë dalë fitues në derbin lokal ndaj West Ham Unitedit për të regjistruar fitoren e tretë në katër xhirot e fundit.
Dy gola të shpejtë të shënuar nga Topçinjtë në pesëminutëshin e fundit të pjesës së parë, nga Santi Cazorla dhe Danny Welbeck, kanë qenë të mjaftueshëm që Arsenal të fitojë ndeshjen.
Kjo, pasi që gjatë gjithë 45 minutëshit të dytë të ndeshjes, West Ham United, ka arritur vetëm të shënojë golin e nderit përmes Cheikhou Kouyates për përfundimtaren 1-2.
West Ham United ka regjistruar disfatën e dytë nga kundërshtarët lokal në dy xhirot e fundit të Premier League, pas asaj ndaj Chelseat në xhiron që shkoi, ndërsa Arsenal me këtë fitore ka dalë në vendin e pestë të klasifikimit tabelar duke e lënë pas pikërisht kundërshtarin e sotëm.