ETIHAD
City dështon që t’i afrohet liderit
28 December, 2014 @17:54
Kampioni aktual i Anglisë, Manchester City, që është duke e ndjekur Chelsean lider, nuk ka arritur që të shfrytëzojë barazimin e Chelseat për t’iu afruar në një pikë në krye të tabelës.
Ekipi i Manuel Pellegrinit përkundër se ka qenë në avantazh dygolësh në Etihad, ka lejuar që mysafirët modest të Burnley, të barazojnë rezultatin në pjesë të dytë për të përfunduar ndeshja 2-2.
Me këtë rezultat, City nuk arriti të shtojë edhe më presionin ndaj Chelseat në krye të tabelës, derisa distanca vazhdon të mbetet në 1 pikë.
Në anën tjetër, Burnley ka nxjerrë pikën e parë pas dy disfatave me radhë për të shpresuar mbijetesën në Premier League.