EMIRATES
Arsenali fiton me dhjetë lojtarë
26 December, 2014 @20:13
Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore në ndeshjen e fundit të xhiros së 18 në Premier League duke e mposhtur QPR-në me rezultat 2-1.
Vendasit e kishin rastin që të kalojnë në epërsi qysh në minutën e nëntë, kur gjyqtari i takimit akordoi për penallti në të mirë të topxhinjëve, mirëpo Alexis Sanchez u tregua i pasaktë nga pika e bardhë.
Mirëpo, i njëjti lojtar në minutën e 37’ shënoi për 1-0, duke e përmirësuar gabimin e tij të mëparshëm.
Në minutën 53’ sulmuesi i Arsenalit, Olivier Giroud, pasi e goditi me kokë mbrojtësin e QPR-së, Onuoha, u ndëshkua me karton të kuq dhe u përjashtua nga loja, për ta lënë Arsenalin me një lojtar më pak për rreth 40 minuta.
Kur pritej që mysafirët do të sulmojnë më shumë duke shfrytëzuar epërsinë e një lojtari më shumë në fushë, Tomas Rosicky, shënoi golin e dytë të Arsenalit.
Skuadra e Harry Redknapp e ngushtoi disavantazhin në 2-1 në minutën 79’ me golin e Charlie Austin nga penalltia, por kjo ishte e gjitha që arriti të bëjë deri në fund të ndeshjes.
Rezultatet dhe tabela aktuale.