LIVERPOOL
Sterling sjell tre pikë të arta
26 December, 2014 @18:24
Pas tre ndeshjeve rresht pa fitore, skuadra e Liverpoolit më në fund ka arritur t’i marrë tre pikë.
Ekipi i Brendan Rodgers e arriti këtë duke e mposhtur skuadrën Burnley me rezultat minimal 0-1.
Goli i vetëm dhe me shumë vlerë u shënua nga sulmuesi 20 vjeçar, Raheem Sterling, i cili ishte i saktë në minutën 62’ pas asistimit të brazilianit Coutinho.
Kjo ishte vetëm fitorja e shtatë e Liverpoolit në këtë stinor, kurse humbja e Burnley-it e zbriti atë në pozitën e parafundit të radhitjes tabelare.
Rezultatet dhe tabela aktuale.