STAMFORD BRIDGE
Terry e Costa, mposhtin West Hamin
26 December, 2014 @15:44
Chelsea ka arritur të shënojë fitoren e pestë me radhë në të gjitha garat për të mbajtur distancën në krye të tabelës ndaj Manchester Cityt.
Ekipi i Jose Mourinhos, me nga një gol të shënuar prej John Terry dhe Diego Costa, ka mposhtur rivalin lokal West Ham United me rezultat 2-0 në Stamford Bridge sot.
Sulmuesi i Spanjës, Diego Costa, ka shënuar golin e 13-të të tij të stinorit, ndërsa për të marrë epitetin e lojtarit të ndeshjes i ndihmoi edhe asistimi te goli i parë i shënuar nga kapiteni Terry.
Chelsea tash me 6 pikë më shumë se City para se të zhvillojë ndeshjen e radhës, ndaj Southamptonit dy ditë më vonë.