THE GUNNERS

REUTERS/Dylan Martinez
Arsenali me gol show
17 November, 2012 @13:03
Emmanuel Adebayor ka qenë njeriu kryesor që e morri në qafë sot ekipin e tij, Tottenham.
Sulmuesi togolez përkundër se shënoi golin e epërsisë për ekipin e tij, morri një karton të kuq të panevojshëm dhjetë minuta më vonë (20’).
Kjo ishte e mjaftueshme që Arsenali të frymëzohet dhe të demoloj në vazhdim rivalin e përbetuar të Londrës veriore 5-2.
Arsenali ka arritur të rikthejë epërsinë që në pjesën e parë duke e bërë rezultatin 3-1, ndërsa në pjesën e dytë e ka thelluar atë në 5-2, për t’i marrë tre pikë shumë të rëndësishme.
REZULTATI DHE GOLASHËNUESIT:
Arsenal - Tottenham 5-2 (Mertesacker 24, Podolski 42, Giroud 45, Cazorla 60, Walcott 90 - Adebayor 10, Bale 71)