PREMIER LEAGUE

REUTERS/Darren Staples
Chelsea dështon sërish
17 November, 2012 @12:54
Kampioni i Anglisë, Manchester City ka vazhduar me formë të shkëlqyeshme në Premier Leauge duke mposhtur Aston Villën sot 5-0. Ekipi i Roberto Mancinit, ka mbetur ekipi i vetëm në ligën elite të Anglisë që nuk ka pësuar këtë stinor dhe këtë po e vazhdojnë ende, duke pritur kiksin eventual të rivalëve të qytetit, Manchester United.
Liverpool, ka arritur të shënojë fitore pas tre barazimeve rresht. Më i merituari për këtë fitore të të kuqve ka qenë uruguajasi Luis Suarez, i cili edhe njëherë ka treguar aftësitë e tija të jashtëzakonshme para portës kundërshtare duke shënuar deri më tani 10 gola dhe duke ruajtur vendin e parë në listën e golashënuesve.
Kampioni i Europës, Chelsea, që prej humbjes nga Manchesteri në Stamford Bridge, nuk ka të kthjellur. Me humbjen e sotme ndaj WBA-së shumë të mirë, Chelsea ka regjistruar edhe xhiron e katërt me radhë pa fitore në Premier Leauge.
REZULTATET:
Liverpool - Wigan 3-0
Manchester City - Aston Villa 5-0
Newcastle - Swansea 1-2
QPR - Southampton 1-3
Reading - Everton 2-1
WBA - Chelsea 2-1