Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIVERPOOL

Pa Suarezin, në fund!

REUTERS/Phil Noble

Pa Suarezin, në fund!


18 November, 2012 @12:43

Njëra prej skuadrave më të mëdha në Angli, Liverpool, sivjet është duke kaluar një stinor katastrofal. Ekipi nga Anfield Road është eliminuar në 1/8 e finales të Kupës së Ligës nga Swansea, kurse punët aspak të mira i ka edhe në Premier League dhe Europa League.

Pas 12 xhirove të kaluara të Premier League, Liverpool i ka tubuar vetëm 15 pikë dhe gjendet në pozitën e 11-të, ndërsa kontributin më të madh në skuadër, padyshim se e ka dhënë sulmuesi në top-formë, Luiz Suarez.

Suarez për momentin është golashënuesi më i mirë në Premier League me 10 gola të shënuara, derisa i ka edhe 2 asistime, që e bën atë asistuesi më i mirë i skuadrës së bashku me Steven Gerrardin, Jose Enriquen dhe Raheem Sterlingun.

Pa golat dhe asistimet e Suarezit, Liverpooli në fund të tabelës!

Pjesa më interesante e kësaj është se shumica e golave dhe asistimeve të Suarezit, kanë qenë vendimtare në rezultatet e ndeshjeve. Pa kontributin e Suarezit, statistikisht Liverpooli do të ishte në fund të tabelës me vetëm 4 pikë të tubuara, aq sa ka edhe skuadra e Queens Park Rangers.

Liverpooli deri më tani ka shënuar vetëm tre fitore, karshi 6 barazimeve dhe 3 humbjeve. Prej tyre, në 2 fitore dhe dhe 5 barazimeve ka qenë nënshkrimi i sulmuesit uruguajan në rezultatet përfundimtare.

Suarezi 11 pikë për Liverpoolin!

Më posht mund të shihni rezultatet e 12 xhirove të para të Liverpoolit në Premier League dhe kontributi i Luiz Suarezit në pikët e fituara nga ekipi i Brendan Rodgersit.

1. WBA - Liverpool 3-0

2. Liverpool - Man City 2-2 Suarez 1 gol

3. Liverpool - Arsenal 0-2

4. Sunderland - Liverpool 1-1 Suarez 1 gol

5. Liverpool - Man United 1-2

6. Norwich - Liverpool 2-5 Suarez 3 gola, 1 asist

7. Liverpool - Stoke 0-0

8. Liverpool - Reading 1-0 Suarez 1 asist

9. Everton - Liverpool 2-2 Suarez 1 gol

10. Liverpool - Newcastle 1-1 Suarez 1 gol

11. Chelsea - Liverpool 1-1 Suarez 1 gol

12. Liverpool - Wigan 3-0 Suarez 2 gola

(Analizë ekskluzive nga Borozani.com)


 
Të gjitha lajmet nga Premier League