VIKTIMA
Shkarkohet
21 November, 2012 @12:41
Njeriu që i solli Chelseat trofeun më të vlefshëm europian për herë të parë në histori të klubit, atë të Ligës së Kampionëve, u shkarkua pas disfatës nga Juventus.
Kështu, ka bërë të ditur sot The Sun, e cila njofton se rezultatet e disfavorshme si në Premier League në javët e fundit ashtu edhe në Ligën e Kampionëve kanë detyruar bordin e klubit të marrë një vendim të tillë.
“Klubi i falenderon Di Matteos për gjithçka çka ka bërë ai me Chelsean dhe i dëshiron suksese në karrierën e mëtutjeshme,” është shkruar në deklaratën zyrtare të bluve.
Di Matteo ka fituar me Chelsean Ligën e Kampionëve dhe kupën FA, ndërsa në krye të Chelseat ka qëndruar që nga marsi i këtij viti.