Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREMIER LEAGUE

Arsenali nënshkruan me portierin Mat Ryan

Foto: Facebook

Arsenali nënshkruan me portierin Mat Ryan


22 January, 2021 @17:02

Mat Ryan është transferi i fundit i bërë nga Arsenali.

Portieri do t’i bashkohet londinezëve në formë huazimi nga Brightoni.

“Portieri australian Mat Ryan po bashkohet në huazim për pjesën e mbetur të sezonit nga Brighton & Hove Albion,” - thuhet në deklaratën në faqen zyrtare të klubit të Arsenalit.

Sa i përket transferimit, trajneri Mikel Arteta tha: “Ne e njohim Matin shumë mirë përmes performancave të tij me Brighton në sezonet e fundit dhe ai sjell cilësi shtesë në skuadrën tonë.

Mat ka përvojë shumë të mirë në Premier League dhe ka luajtur mbi 100 ndeshje në kampionat, gjë që do të na sjellë dobi shumë brenda dhe jashtë fushës. Ne e mirëpresim atë në Arsenal dhe presim të punojmë me të këtë sezon.”


 
Të gjitha lajmet nga Premier League