Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CELTA VIGO 2-2 BARCELONA

Aspas godet Barcelonën në luftë për titull

via Eurosport

Aspas godet Barcelonën në luftë për titull


27 June, 2020 @19:36

Sulmuesi i dikurshëm i Liverpoolit, Iago Aspas, ka shënuar në fund të ndeshjes gol të bukur nga gjuajtja e lirë për të siguruar barazim për ekipin e tij Celta Vigo, në duel ndaj Barcelonës që po lufton për titull.

Me këtë barazim 2-2 [Smolov 50, Aspas 88 -Suarez 20, 57] Barcelona ka vënë krejt në rrezik luftën për titull, duke mos arritur të ndjek hapin e Real Madridit që e ka kapur pas pandemisë.

TABELA AKTUALE

Në anën tjetër, pika për Celtën ka qenë jetike në luftë për mbijetesë, pasi që ekipi tash ka dalë në pozitën e 16 me një ndeshje më shumë sesa Eibar, Leganes e Espanyol - që janë në rrezik.

Dy golat e Suarezit erdhën me ndihmën e Lionel Messit te katalonasit, që në fund nuk mjaftuan për më shumë sesa një pikë në luftë për krye, që për momentin i lë ata liderë, por në rrezik që Reali me fitore të shkojë dy pikë përpara.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga