BAY ARENA
Aspirina e rëndë për Kolnin
29 November, 2014 @17:54
Bayer Leverkusen ka shpërthyer ndaj Kolnit sot në Bay Arena.
Derisa mysafirët, për të cilët për 90 minuta është paraqitur edhe Mërgim Mavraj, erdhën në epërsi heret në ndeshje, pas një penalltie, përgjigjja e Aspirinëve ka qenë shokante.
Karim Bellarabi me 2, zëvendësuesi Josip Drmic 2 të tjera dhe një shtesë nga Hakan Çalhanoglu - kanë bërë që fundi i ndeshjes të pret Mavrajn me shokë kokulur karshi Bayerit në formë, që vazhdon të ndjek kreun dhe sigurimin e Ligës së Kampionëve.