EKIP I RI
Munishi në Hajvali!
28 November, 2014 @20:21
Ismet Munishi, trajneri që bëri Llamkos Kosovën kampion, stinorin e kaluar, do të merr udhëheqjen e Hajvalisë.
Lajmin e ka bërë të ditur Sport Plus, derisa trajneri i deritashëm i skuadrës, Sunaj Keçi, është larguar nga skuadra nga Kishnica.
Fundi i vjeshtës, pa rezultate
Hajvalia ka qenë për pjesën më të madhe të stinorit vjeshtor lider i Superligës, por rezultatet e dobëta në xhirot e fundit, pastaj edhe eliminimi nga Kupa e Kosovës që në rrethin e parë të saj nga Dukagjini i Klinës, ka bërë që drejtuesit e skuadrës të ndërrojnë shefin e shtabit teknik.
Katërshja që s’lëvizi
Pak më parë, njoftimin e ka bërë zyrtar edhe faqja e Hajvalsë në Facebook.
Me ndërrimin e trajnerit të Hajvalisë, tashmë vetëm katër skuadra nga Superliga kanë mbetur pa ndërruar trajnerët me të cilët kanë nisur këtë stinor: Prishtina me Bylbyl Sokolin, Vëllaznimi me Genc Hoxhën, Ferronikeli me Gani Sejdiun dhe Drenica me Tahir Lushtakun.