EDHE NJË TROFE
Ferronikeli fiton Kupën e Pavarsisë në Vlorë
28 November, 2014 @15:27
Fituesja aktuale e Kupës së Kosovës në futboll dhe ekipi që përfundoi si lider i stinorit në vjeshtë - Ferronikeli - do të kthehet me trofe nga Vlora në Ditën e Flamurit, 28 nëntor.
Drenicakët kanë arritur që të mposhtin së pari kampionin aktual të Kosovës, Llamkos Kosova, pas penalltive, për të luajtur finalen ndaj Shkëndisë së Tetovës - të cilët gjithashtu i mposhtën.
Një ditë para ndeshjes, trajneri i Ferronikelit, Gani Sejdiu kishte thënë se me rëndësi është skuadra të paraqitet mirë - dhe si duket djelmoshat e tij u paraqitën në mënyrë më të mirë të mundshme - duke sjellë edhe një trofe në vitrinat e klubit.
Në ndeshjen e parë ndaj Llamkosit, Ferronikeli ka fituar pas penalltive 3-1, pasi që ndeshja pas 45 minutave përfundoi 0-0 dhe skuadrat shkuan në penallti. Portieri i drenicakëve, Granit Kolshi, ka mbrojtur tre penallti të kundërshtarit.
Bashkim Lama kishte shënuar golin e fitores së Shkëndisë, në gjysmëfinalen e tetovarëve ndaj Flamurtarit vendas.
Ndërsa, finalen ndaj tetovarëve, Ferronikeli e ka fituar me rezultat 1-0, në saje të golit të shënuar nga Përparim Livoreka në fillim të ndeshjes.
KUPA E PAVARËSISË:
Gjysmëfinalet: | Ferronikeli - Llamkos Kosova 0-0 (3-1 pen.); Flamurtari - Shkëndija 0-1 |
||
FINALJA: | Ferronikeli - Shkëndija 1-0; |