PËRMBLEDHJE E GRUPEVE
Kush u kualifikua e kush pret xhiron e fundit?
28 November, 2014 @0:40
Përmbledhje e shkurtër nga të gjitha grupet e Europa League.
GRUPI A: Gjithçka vendoset në xhiron e fundit. Borussia Monchengladbach (9), Villareal (8), Zurich (7) kanë gjasa gati të barabarta për kualifikim. Ndërsa në xhiron e gjashtë takohen Borussia M - Zurich dhe Apollon - Villareal.
GRUPI B: Gjithashtu vendoset në xhiron e fundit. Brugge (9), Torino (8) dhe HJK Helsinki (6) kanë mundësi dalje nga grupi, derisa takohen Brugge - Helsinki dhe Kobenhavn - Torino.
GRUPI C: Gjithçka e qartë, Tottenham dhe Besiktas sigurojnë, Asteras dhe Partizan eliminohen.
GRUPI D: Salzburgu dhe Celticu e sigurojnë kualifikimin, ku Celtic atë e siguroi sonte, derisa Astra dhe Dinamo Zagreb - janë eliminuar.
GRUPI E: Dinamo Moska (15) perfekte me të gjitha fitore nga 5 ndeshje, ka mbyllur dilemën e liderit, derisa për vendin e dytë në grup luftojnë PSV (7) dhe Estoril (6). PSV luan ndaj Dinamos, derisa Estoril i shkon Panathinaikosit në fund.
GRUPI F: Inter (11) siguroi sonte daljen nga grupi, derisa Dnipro (4) - St Ettiene (5) dhe Qarabag (5) që luan ndaj Interit, do të kërkojnë daljen në xhiron e fundit.
GRUPI G: Feyenoord (9) siguroi sonte kualifikimin, derisa Sevilla (8) dhe Rijeka (7) ndeshen në Ramon Sanchez Pizjuan për të përcaktuar ekipin tjetër që do të shpëtojë nga grupi.
GRUPI H: Everton (11) siguroi sonte lidershipin dhe kualifikimin nga grupi, derisa Lille (4) nëse e fiton Wolfsburgun (7) në xhirone fundit do të dalë nga grupi.
GRUPI I: Napoli (10) e siguroi sonte kualifikimin, derisa Young Boys (9) dhe Sparta Pragë (10) takohen në xhiron e fundit për të përcaktuar ekipin tjetër për jetë pranverore në Europa League.
GRUPI J: Dynamo Kiev (12) ka siguruar kualifikimin, derisa Steaua (7) do të kërkojë fitoren ndaj tyre në xhiron e radhës për të shpresuar në kualifikim para Aalborgut (9) që luan ndaj Rio Aves (1) së eliminuar si mysafir në xhiron e fundit.
GRUPI K: Lidere e padiskutueshme Fiorentina (13), derisa PAOK dhe Guingamp në duelin direkt për kualifikim në xhiron e radhës luajnë në Greqi, derisa të dy skuadrat kanë nga 7 pikë.
GRUPI L: Grupi i qartësuar sonte. Trabzonspor (10) bëhet ekipi tjetër që del nga grupi pas fitores ndaj Metalistit (0), derisa Legia e Varshavës (12) e kishte siguruar më parë kualifikimin.